Foto: Komuna e Prizrenit

Prizren, përurohet shtegu i ecjes Kala- Pasha Çeshme

Sot është bërë përurimi i shtegut të ecjes nga Kalaja e qytetit të Prizrenit e deri në “Pasha Çeshme”.

Këtë e ka bërë të ditur drejtoresha e turizmit në Komunën e Prizrenit, Sevil Liman- Kazaz.

Drejtoresha e Turizmit në Komunën e Prizrenit, Sevil Liman- Kazaz ka bërë të ditur promovimin e shtegut të ecjes nga Kalaja deri në “Pasha Çeshme”, duke thënë se zhvillimi i turizmit mbetet prioritet i kësaj drejtorie

“Sot ne kemi përuruar projektin e shtegut te ecjes Kala- “Pasha Çeshme” së bashku me kryetarin Mytaher Haskuka dhe nënkryetarin Eshref Memaj. Ne do të vazhdojmë të investojmë në vendet rekreative malore dhe rrugët malore. T’i mbrojmë dhe promovojmë pasuritë tona natyrale mbeten prioritet i turizmit tonë”, ka shkruar Kazaz.

Foto: Komuna e Prizrenit

Edhe kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka ka se “Pasha Çeshmja” është vend I vjetër, por shumë rekreativ në qytetin e Prizrenit.

Haskuka ka treguar për vendosjen e stolave të betonit në këtë hapësirë turistike për shkak që të mos dëmtohen nga ndryshimet e motit dhe të mos digjen.

Foto: Komuna e Prizrenit

“Në prioritetet e komunës është edhe zhvillimi i turizmit e në aspektin e turizmit, krijimi i shtigjeve të reja për rekreacion. Faktikisht “Pasha Çeshmja” është një vend i vjetër ku qytetarët e kanë përdorë por pjesa lart nuk ka pasur ndonjë ulëse, nuk ka pasur vende se ku mund të çlodhen qytetarët, prandaj me këtë projekt është rregulluar shtegu, i cili është i gjatë dy kilometra e gjysmë dhe përpos shtegut lart në “Pasha Çeshme” janë bërë edhe ulëset, të cilat janë prej betonit në mënyrë që të mos shkatërrohen ose mos të digjen”, ka thënë Haskuka.

Për këtë projekt në fazën e parë janë shpenzuar 10 mijë euro ndërsa ky projekt do të vazhdohet edhe në vitin 2019 në fazën e dytë.

Foto: Komuna e Prizrenit