Prizren, menaxheri i bankës raporton në polici klientin për deponim të parave të falsifikuara

Menaxheri i një banke në rrugën “Ahmet Prishtina”, në Prizren ka raportuar dje në polici pasi ka pranuar para të falsifikuara nga klienti i tij.

Sipas njoftimit të policisë, rasti ka ndodhur dje rreth orës 15:00.

Në njoftim thuhet se menaxheri ka raportuar se klienti i tij, ka bërë deponim parash dhe njëra nga kartmonedhat prej 100 eurove dyshohet të jetë e falsifikuar.

Me vendim të prokurorit, rasti vazhdon të hetohet në procdurë të rregullt, përderisa nuk raportohet për persona të arrestuar.

Drejtoria pë Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion ka mbajtur dje një konferencë për media, ku ka njoftuar se pas një operacioni policor ka konfiskuar 39 mijë e 300 euro të falsifikuara dhe ka arrestuar dy persona të dyshuar.

https://kallxo.com/video-aksioni-i-policise-kapen-mbi-39-mije-euro-false/

.