Foto-ilustrim

Prizren, kanosje me vrasje në prani të Policisë

Një rast i kanosjes “me vrasje” është regjistruar në Prizren.

Rasti, sipas Policisë, ka ndodhur dje rreth orës 17:40.

Në raportin e përditshëm të Policisë thuhet se është arrestuar një i dyshuar i cili në prezencë të Policisë ka kanosur “me vrasje” viktimën.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes.