Prizren: Gruaja raporton në Polici se është dhunuar vazhdimisht për 4 vjet
21.8.2018 - 11:39
Një qytetare e Prizrenit gjatë ditës së djeshme iu është drejtuar stacionit policor në këtë qytet për të raportuar dhunimin dhe shtanzhin e vazhdueshem që iu është bërë nga një mashkull.
Sipas raportit të Policisë bëhet fjalë për një periudhë 4 vjecare, që prej vitit 2014 e deri në tani në 2018, që viktima femër shtantazhohet dhe dhunohet seksulaisht nga i dyshuari.
Sipas policisë, nuk raportohet për të lënduar, ndërsa viktima është dërguar në strehimoren e qytetit.
I dyshuari është duke u kërkuar nga Policia pasi që i njëjti gjendet në arrati.