Prizren, godet këmbësoren me veturë dhe largohet nga vendi i ngjarjes

Në rrugën ‘Jusuf Gërvalla’ në Prizren, raportohet se një i dyshuar i panjohur duke lëvizur me veturë ka goditur një këmbësore, shtetase të Shqipërisë. 

I dyshuari është larguar në drejtim të panjohur. 

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor. 

Rasti po hetohet nga njësitë policore.

Sipas raportit të Policisë ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 17.