Ilustrim

Prizren, arrestohet për përdorim të marihuanës

Policia e Kosovës përmes komunikatës ka njoftuar se ka arrestuar të dyshuarin mashkull në rrugën “De Rada” në Prizren, pasi që te i njëjti janë gjetur dhe konfiskuar substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë në peshë prej 1.18 gramë.

Policia e Kosovës njofton se pas intervistimit, i dyshuari është liruar me procedurë të rregullt me urdhër të prokurorit.