Foto: Ilustrim
Prizren - Arrestohen, pasi u kapën me drogë
Dy persona të dyshuar janë arrestuar për posedim të substancave të llojit marihuanë.
Sipas njofitmit të forcav të rendit, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Tahir Meha” në Prizren.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, pasi që gjatë verifikimit dhe kontrollimit nga policia i janë gjetur dhe konfiskuar tri qese të vogla me substancë e dyshuar narkotike të llojit marihuanë, në peshë totale 7.6 gr”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Policia njofton se substancae e dyshuara njërit prej të arrestuarve iu gjetën edhe gjatë kontrollës në banesën e tij.
“Me urdhër të gjykatës të procedurës paraprake është kontrolluar-bastisur banesa e njërit nga të dyshuarit me ç’rast janë gjetur dhe janë konfiskuar edhe 19 (nëntëmbëdhjetë) qese të zbrazëta dhe 2.6 gr. substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë”, thuhet tutje në njoftim.
Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.