FOTO ILUSTRIM

Prizren, arrestohen katër persona për vjedhje, tre prej tyre të mitur

Policia në rajonin e Prizrenit ka njoftuar se ka arrestuar katër persona, në dy raste të ndryshme të dyshuar për vjedhje.

Policia ka njoftuar se në rastin e parë i dyshuari S.M, i cili ishte në arrati që nga data 19 maj, dyshohet se ka qenë i përfshirë në  një grabitje të armatosur që kishte ndodhur në fshatin Gjinoc.

Ndërsa, sot policia ka arrestuar tre persona të mitur nën dyshimin se kanë kryer grabitje në qytetin e Prizrenit.

Policia ka njoftuar se ky grup ka grabitur çanta të krahut, telefona dhe portofola.

Gjatë bastisjes së shtëpive të të dyshuarve, tek njëri prej tyre policia ka gjetur dhe sekuestuar një sasi të drogës.

“Hetuesit janë duke hetuar rastet e tjera të vjedhjeve qe ka mundur t’i kryej ky grup. Pritet që prokurori i shtetit të merr vendim për procedim të rastit”, njofton policia.