Prizren, aktakuzë për inspektorin rreth shtëpizave të drurit në rrugën për Nashec

Prokuroria e Prizrenit sot ka ngritur aktakuzë për keqpërdorim të detyrës zyrtare kundër B.K., Inspektorit të Ndërtimtarisë në Komunën e Prizrenit.

Sipas Prokurorisë i akuzuari nuk i ka përmbushur detyrat zyrtare pasi që nuk e ka bërë ekzekutimin e dhunshëm në lidhje me një kompleksi hotelier të shtëpizave nga konstruksioni i drurit që sipas Prokurorisë i akuzuari me qëllim që të përfitoj çfarëdo dobie për vete ose për personin tjetër apo që t’i shkaktoj dëm personit tjetër nuk i ka përmbushur detyrat zyrtare.

Aktakuza thotë se i akuzuari në cilësinë e personit zyrtar duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar të inspektorit të ndërtimtarisë, nuk i ka përmbushur detyrat zyrtare, dhe, me qëllim që të përfitojë çfarëdo dobie për vete ose për personin tjetër apo që t’i shkaktojë dëm personit tjetër, në atë mënyrë që përkundër njoftimit të lëshuar më 20.10.2014 adresuar investitorit Xh.B., pronar i kompleksit hotelier – shtëpizave nga konstruksioni i drurit që gjenden në anën e djathtë të rrugës Prizren – Nashec, afër autostradës, i bazuar në Konkluzionin mbi lejimin e ekzekutimit të dhunshëm nr. 17-354-49-4, që ka lëshuar me datë 02.05.2014  nuk e ka bërë ekzekutimin me datë 24.10.2014 edhe pse ka qenë i detyruar, thuhet në komunikatën e prokurorisë Themelore në Prizren.