Prizren, 5 vjet burg ndaj personit që akuzohet se dhunoi shtetasen angleze

Gjykata e Prizrenit sot shpalli aktgjykimin ndaj të akuzuarit M.B të cilin e dënoi me 5 vjet burgim nën akuzat se në mbrëmjen e 7 gushtit e ka detyruar shtetasen angleze të kryej marrëdhënie seksuale, deri sa e njëjta ishte duke ecur rrugës për në “Kala”.

Sipas aktakuzës me datën 07.08.2018 rreth orës 09:00-10:00 në rrugën e cila kryesisht përdoret për këmbësorë për të shkuar në Kala që kalon përreth restoranteve “Marash” e “Andrra” dhe vazhdon deri te restoranti “Natyra”, duke përdor forcën detyron personin tjetër për të kryer akt seksual në rastin konkret të dëmtuarën shtetase e Britanisë së Madhe.

Të akuzuarit në dënim do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim prej datës 7 gusht 2018.

https://kallxo.com/shtetasja-angleze-dyshohet-se-u-dhunua-ne-prizren/