Pika Kufitare në Merdar| Foto: KALLXO.com

Pritje të Gjata në Merdar

Pritje e gjatë në kufi po u ndodh atyre që nga pika kufitare Kosovë-Serbi në Merdar po hyjnë në territorin e Kosovës.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar në matjet e kohës së pritjes të orës 21 e 18 minuta në Merdar për të hyrë në Kosovë duhet të pritet 3 deri 4 orë.

Në këtë pikë kolonat e makinave në hyrje janë të gjata deri 500 metra.

Pritjet për hyrje nga Merdari edhe një orë më parë ishin të njëjta.

Te Dheu i Bardhë pritjet për hyrje janë 30 minutëshe, ndërsa në Vërmicë, pikën kufitare me Shqipërinë, pritjet në hyrje dhe në dalje zgjasin deri 20 minuta.

Zakonisht pritje të gjata në pikat kufitare, sidomos ato me Serbinë ndodhin në verë dhe në kohën e festave të fundvitit kur koosvarët që jetojnë jashtë vendit kthehen në atdhe.

Sivjet deri tash është raportuar për më pak pritje për hyrje në Merdar.

KALLXO.com vazhdimisht ka shkruar për kolonat në kufi kur ato kanë ndodhur.