Ramush Haradinaj

Pritje shtetërore pas votimit të ushtrisë

Zyra e Kryeministrit të Kosovës ka njoftuar në lidhje me organizimet në ditën e votimit për ushtrinë.

Sipas njoftimit, Haradinaj në orën 17:00 do të merr pjesë në pritjen shtetërore që organizohet nga Institucionet e Republikës së Kosovës, me rastin e kalimit të Projektligjeve që ndërlidhen me transformimin e FSK-së.

Haradinaj po ashtu do të merr pjesë Akademinë Përkujtimore me rastin e 20 vjetorit të rënies së Heroit Mujë Krasniqi dhe 40 bashkëluftëtarëve të tij.

Për momentin në Kuvendin e Kosovës është duke u votuar formimi i Ushtrisë së Kosovës.