Merdare foto Kallxo com

Pritje e kolona të gjata për të dalur nga Kosova përmes Merdarës

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se pritja për të hyrë në Kosovë nga 12 pikat kufitare prej orës 21:00, më së shumti arrin në pesë minuta.

Për të hyrë në Kosovë qytetarët duhet të presin nga 03 deri në 10 minuta. Ndërsa për të dalë nga Kosova në pritja është tre deri pesë minuta në të gjitha pikat, përveç asaj të Merdarës e cila arrin mbi tetë orë.

Pra, hyrjet në pika kufitare janë pa kolona dhe pritje të gjata, mirëpo kolona të veturave deri në 4000 metra janë regjistruar në dalje të pikës kufitare Merdarë.

Në pikat tjera kufitare kolonat në dalje janë 40 deri në 800 metra për të dalë nga Kosova.

Linku ku mund të kontrolloni në kohe reale kolonat në pikat kufitare të Kosovës.