Objekti i Ministrisë së Arsimit

Pritet vendimi diciplinor për zyrtaren e MAShT-it që dyshohet për vjedhje në Bruksel

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë po pret një vendim të komisionit diciplinor për një zyrtare që dyshohet se u zu duke vjedhë në një nga dyqanet e Brukselit.

Mbrëmë mediat raportuan lidhur me një zyrtare që dyshohej se kishte vjedhur rroba në një dyqan në Bruksel.

Lidhur me këtë rast, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë mori vendim për të suspenduar këtë zyrtare.

Këshilltari i Ministrit, Valmir Gashi konfirmoi për KALLXO.com se çështja po shqyrtohet dhe se pritet një vendim përfundimtar nga Komisioni Diciplinor.

“Masa e menjëhershme që është marrë ka qenë suspendimi. Presim informata shtesë dhe tutje sipas procedurave do të jetë Komisioni Disiplinor që do të marrë vendim përfundimtar”, është përgjigjja që Gashi drejtoi për KALLXO.com.