Pritet raporti i hetimit parlamentar për deportimin e turqve (VIDEO)

Komisioni hetimor parlamentar lidhur me deportimin e turqve pritet të dalë me një raport përfundimtar për të sqaruar rrethanat e kësaj ngjarje.

Kështu tha Ganimete Musliu nga Komisioni Parlamentar për Mbikëqyrjen e Agjencisë Kosovare të Intelegjencës.

“Sa i përket rastit të turqve është formuar një komision parlamentar në kuvend, nuk mund të them asgjë tjetër”,tha Musliu.

Drejtori i ri i AKI-së, Shpend Maxhuni raportoi sot para Komisionit Parlamentar në një mbledhje të mbyllur për media.

Sipas deputetes Musliu, brenda kësaj mbledhje është diskutuar edhe gjendja e sigurisë në vend, e në veçanti në veri.

“Ne jemi duke bo vizita edhe nëpër regjion, javën e kaluar  kemi qenë në Mitrovicë nga aty jemi informuar për gjendjen e përgjithshme qoftë për veri qoftë edhe jug. Në Mitrovicë janë ende rrethanat e njëjta. AKI dhe intitucionet e sigurisë janë në nivel të mirë dhe jemi duke monitoruar sigurinë. E kam folur edhe problemin në veri pa targa, unë kam thënë që çdo veturë që ec pa targa në cdo vend të Kosovës mund të ketë ndonjë kriminel brenda” tha Musliu.

E pyetur nga gazetarët, Musliu po ashtu theksoi se nuk ka probleme për faktin se drejtori i ri i AKI-së ka qenë Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës.