Ilustrim Policia në vendin e ngjarjes - Foto: KALLXO.com

Prishtinë - Sulm me thikë, arrestohen tre të dyshuar

Tre persona, dy prej tyre të mitur janë arrestuar nga Policia në rrugën “Tirana” në Prishtinë.

Të dyshuarit janë arrestuar pasi sipas Policisë të njëjtit pas një zënke verbale që kishin pasur me viktimën e kishin sulmuar fizikisht atë duke e goditur me një mjet të mbrehtë (thikë).

“Si pasoj e sulmit viktima ka pësuar lëndime trupore për çka dhe i është ofruar tretmëni mjekësorë në QKUK. Me urdhër të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë.