Prishtinë, punëtori 23 vjeçar bie nga ndërtesa

Një punëtor 23 vjeçar është lënduar pasi ka rënë nga ndërtesa gjatë ditës së sotme, ndërkohë që po punonte në një ndërtesë në rrugën “Robert Dolli”, në Prishtinë.

Zëdhënësja e policisë në rajonin e Prishtinës Florie Ahmeti ka thënë për KALLXO.com se rasti ka ndodhur sot rreth orës 16:00.

“Viktima M.M, 23 vjeçar, derisa ishte duke punuar ka rënë nga ndërtesa. I njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK”, ka thënë Ahmeti.

Ajo ka shtuar se me rastin po merren njesitet policore nga Stacioni Qendra.