Ilustrim

Prishtinë, një burrë dhe një grua rrihen mes vete

Policia e Kosovës ka raportuar se dy të dyshuar, një burrë dhe një grua janë rrahur në mes vete në mesnatën e mbrëmshme.

Sipas policisë të dy kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor.

Me  vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.