Ilustrimi: Adonis Tahiri/Facebook

Prishtinë, Inspeksioni paralajmëron gjoba për kompanitë ndërtimore

Drejtori i Inspekcionit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri, ka shkruar në rrjetin ‘Facebook’, se ditëve në vazhdim do të vazhdojnë inspektimet në vendpunishtet të cilat nuk vendosin rrethoja që ofrojnë siguri.

“Vendpunishtet, edhe pse kanë leje, duhet të garantojnë siguri për qytetarët përreth. Ditëve në vazhdim do të shtohen inspektimet në këtë fushë. Nuk mund të zhvillohen më punime, pa rrethimin e vendpunishtes. Procedurë dhe gjobë, për secilin shkelës të ligjeve, rregulloreve dhe vendimeve në fuqi”, ka shkruar Tahiri.