Prishtinë: I mituri e ther me thikë një person

Të dielën rreth orës 23:30 në rrugën “Aziz Zhilivoda” në Prishtinë një i mitur ka therur me thikë një person.

Sipas njoftimit të policisë, i mitur pas një mosmarrëveshje e kishte goditur me thikë viktimën të cilit i kishte shkaktuar lëndime trupore.

Policia ka njoftuar se viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Ndërsa, i dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.