ARKIV - Ilustrim: Nga një protestë kundër dhunës ndaj grave FOTO ARKIV: KALLXO.com

Prishtinë - Gruaja kërkoi ndihmën mjekut pas sulmit nga burri i saj

Një person është arrestuar nën dyshimet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, e cila ka pësuar lëndime trupore.

Viktima siç njofton Policia ka pranuar tretman mjekësorë, derisa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Ashkali, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, njofton Policia.