Ilustrim

Prishtinë - Digjen mbi dy hektarë mjedra

Një person gjatë ditës së djeshme ka raportuar në polici se nga zjarri që e kishte vënë një person i dyshuar, i janë djeguar 2 hektarë e 16 ari të mbjellura me mjedra dhe disa pemë të tjera.

Sipas policisë i dyshuari që e kishte vënë zjarrin pas intervistimit me vendimin e prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti ka ndodhur në Prishtinë rreth orës 15:00.