Prishtinë: Burri rrah ish-bashkëshorten dhe shoqen e saj

Një rast i dhunës në ndaj gruas ka ndodhur dje pasdite në Prishtinë.

Sipas policisë, një person është arrestuar nën dyshimin se ka sulmuar dhe rrahur ish-bashkëshorten e tij dhe shoqen e saj.

Dy viktimat kanë marrë tretman mjekësor nga shërbimi i urgjencës.

“I dyshuari pas intervistimit me vendimin e prokurorit, dërgohet në qendrën e mbajtjes”, njofton policia.