Ilustrim

Prishtinë - Arrestohet një shqiptar dhe një serbe për drogë

 

Një burrë, shqiptar i Kosovës dhe një grua e nacionalitetit serb janë arrestuar nga Policia, pasi janë kapur me substanca të dyshuara narkotike të llojit “Amfetaminë”, si dhe “MDMA-ekstazi” katër copa në formë tablete.

Policia njofton se sasia e narkotikëve ishte porositur përmes postës.

“Janë arrestuar dy të dyshuar një mashkull K/Shqiptar dhe një femër K/serbe, pasi që të njëjtit kishin pranuar një dërgesë postare me substancë e dyshuar narkotike të llojit “Amfetaminë”, me peshë 10 (dhjetë) gr. si dhe “MDMA-ekstazi”- katër copa në formë tablete”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Më tej policia bën të ditur se me vendim të Prokurorit, dy të dyshuarit pas intervistimit  lirohen në  procedurë të rregullt.