Prishtinë - Arrestohet me para të falsifikuara në bastore

Policia e Kosovës e ka arrestuar një person, nën dyshimin se në një lokal të lojërave të fatit kishte tentuar të shkëmbejë një kartëmonedhë e cila dyshohet se ka qenë e falsifikuar.

Rasti ka ndodhur ditën e djeshme në Prishtinë.

“Nga i dyshuari në cilësi të provës materiale është konfiskuar monedha në fjalë, ndërsa pas intervistimit, i njëjti me urdhër të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raporton 24 orësh të policisë.