Foto: Ilustrim

Prishtinë - Arrestohet kultivuesi i kanabisit në vazo

Një person është arrestuar nga policia gjatë ditës së djeshme nën dyshimin për posedim të substancave narkotike.

Policia ka sqaruar se në sheshin “Ibrahim Rugova” në Prishtinë është arrestuar i dyshuari pasi që i njëjti në një vazo dyshohej se ka mbjellë kanabis.

Policia kishte kontrolluar lokacionin edhe më tutje duke gjetur më pas edhe 51 cope të tjerë të kanabisit.

Gjithashtu policia ka shtuar se i dyshuari në bazë të dokumenteve të mjekut ka pasur të meta mendore.

Me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt dhe rekomandon për kontrollim mjekësor.