Ilustrim

Prishtinë - Arrestohet i dyshuari pasi rrahu gruan

Policia ka arrestuar një person mbrëmjen e kaluar në Prishtinë nën dyshimet se kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes.

Sipas policisë, i dyshuari  pas një mosmarrëveshje me gruan e tij e ka sulmuar fizikisht duke i shkaktuar lëndime trupore.

Gruaja ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit nga ana e policisë është njoftuar edhe prokurori i shtetit.

Me urdhër të këtij të fundit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.