Ilustrim

Prishtinë, arrestohet i dyshuari pasi rrahu gruan

Një person është arrestuar në Prishtinë në lagjen Mati 1 pasi që kishte sulmuar fizikisht dhe rrahur gruan e tij.

Sipas policisë rasti ka ndodhur në orën 20:00 dhe viktima ka marrë tretman mjekësor.

Ndërkaq i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes.