Ilustrim

Prishtinë, arrestohen pasi u kapën me drogë

Policia e Kosovës dje ka arrestuar dy të dyshuar për posedim të lëndës narkotike të llojit marihuanë.

Të dyshuarit janë arrestuar pasi që gjatë kontrollimit tek njëri nga të dyshuarit janë gjetur dhe janë konfiskuar 5.5 gramë me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.