Sulm/ Ilustrim

Prishtinë: Arrestohen pasi sulmojnë dhe thyejnë xhamin e autobusit

Dy persona janë arrestuar dje në Prishtinë pasi gjatë një mosmarrëveshje në komunikacion kanë thyer me shufër metalike xhamin e një autobusi.

Sipas policisë ata kanë tentuar që ta sulmojnë viktimën me shufër metalike por nuk kanë mundur.

Po ashtu në raportin 24 orësh thuhet se nuk ka pasur të lënduar ndërsa me urdhër te prokurorit njëri prej të dyshuarve dërgohet në mbajtje ndërsa, tjetri lirohet në procedurë të rregullt.

Rasti ka ndodhur në ora 14:55.