Ilustrim

Prishtinë, arrestohen dy familjarë pas përleshjes mes vete

Dy persona janë arrestuar gjatë ditës së djeshme në Prishtinë për dhunë në familje.

Sipas policisë, dje rreth orës 20:00, janë arrestuar dy të dyshuarit, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje familjare janë përleshur fizikisht mes vete.

Si pasojë e përleshjes të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.