Ilustrim

Prishtinë, 9-vjeçari plagoset nga vëllai

Në Prishtinë mbrëmë ka ndodhur një rast i rëndë në një familje.

Siç raporton Policia, një fëmijë 12-vjeçar ka marrë revolen “TT” të gjyshit të tij dhe nga pakujdesia ka plagosur vëllain e tij 9 vjeç.

Viktima ka pësuar lëndime të lehta në dorë, ka marrë tretman mjekësor dhe është liruar.

Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Rasti, i cili po trajtohet si armëmbajtje pa leje dhe plagosje me armë zjarri, është raportuar mbrëmë rreth orës 20:50.