Sulm/ Ilustrim

Prishtinë - 14 vjeçarja gjendet e shtrirë në rrugë, policia po heton për keqpërdorim seksual

Një 14 vjeçare është gjetur dje e shtrirë në rrugë, me disa lëndime.

Sipas policisë 14 vjeçarja është gjetur dje rreth orës 13:50 në Prishtinë.

E njëjta është dërguar për tretman mjekësor dhe me urdhër të prokurorit i është bërë ekzaminimi mjekësor më qendrën e mjekësisë ligjore.

Policia ka njoftuar se për shkak të gjendjes së rëndë emocionale dhe fizike, viktima nuk ka mundur të jap deklaratë.

Rasti nga ana e policisë po cilësohet keqpërdorim seksual i personit nën 16 vjeç.

Në lidhje me rastin nuk raportohet për persona të arrestuar.