Dhuna ndaj gruas - Foto: REL/Shutterstock

Prishtinasi rrah gruan, arrestohet nga policia

Një rast i dhunës në familje ka ndodhur ditë më parë në Prishtinë, përderisa një person është arrestuar dje (e shtunë).

Policia e Kosovës njofton se  i dyshuari pas një mosmarrëveshje verbale  e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij e cila kishte pranuar trajtim mjekësor.

“I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.