Shpërthimi i një fishekzjarri | Foto: KALLXO.com

Prishtina u Thotë ‘Stop’ Fishekzjarrëve

Komuna e Prishtinës që këtë urdhëresë e ka bazuar në nenin 13 të Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale me të ndalon përdorimin  e mjeteve piroteknike nga data 30 dhjetor deri më datën 3 janar 2017.

Neni 13 i këtij ligji konstaton që “kryetari i komunës ka të drejtë të nxjerrë urdhëresa dhe vendime brenda fushës së kompetencave të tij”.

Sipas urdhëresës, personat që nuk e zbatojnë atë dhe përdorin mjete piroteknike në hapësira publike në dy ditët e fundit të dhjetorit dhe tri të parat e janarit, do të gjobiten në shumë prej 100 eurosh.

Hapësirat publike të përshkruara me këtë urdhëresë janë tregjet , rrugët dhe sheshet.

Udhëzimi Administrativ i Ministrisë së Punëve të Brendshme për Mënyrën e Prodhimit, Tregtimit, Transportit dhe Asgjësimit të Produkteve Piroteknike lejon shitjen e fishekzjarrëve nga 19 dhjetori deri më 31 dhjetor dhe përdorimin e tyre nga 26 dhjetori deri më 2 dhjetor.

KALLXO.com ka raportuar edhe për rënien e importit të fishekzjarrëve për këtë vit .

Derisa viteve të mëparshme importi i fishekzjarrëve në vit shkonte deri në 900 kilogramë, sivjet ai ka rënë në vetëm 70 mijë.

http://kallxo.com/taksa-e-larte-zvogelon-importin-e-fishekzjarreve/