Prishtina nis ditën me ajër të ‘pashëndetshëm’

Ajri edhe këtë mëngjes ka arritur nivelin e lartë të ndotjes.

Bazuar në matjen së cilësisë së ajrit nga matësit e Ambasadës Amerikane në Prishtinë, niveli i ndotës del të jetë “i pashëndetshëm”

Sipas kësaj matje që është regjistruar në ora 09:00 ndotja e ajrit ka qenë 157 AQI.

Në bazë të këtij niveli rekomandohet që fëmijët dhe të rriturit, dhe njerëzit me sëmundje të frymëmarrjes, si astma, duhet të kufizojnë qëndrimin e gjatë në natyrë.

KALLXO.com ka raportuar edhe mbrëmë që sipas statistikave niveli i ndotjes se ajrit kishe arritur deri në 493 AQI, i cilësuar si “i rrezikshëm” për qytetarët e kryeqytetit.