Prezantohen rezultatet e anketës që tregojnë sa e duan qytetarët korrigjimin e kufijve me Serbinë?

Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit (RIDEA) do të mbajë konferencën ‘Zëri i Popullit rreth Finales së Madhe ndërmjet Kosovës dhe Serbisë’.

Sondazhi që do të prezantohet në fillim të kësaj konference i jep përgjigje disa nga dilemave kryesore që e karakterizojnë dialogun e fazës finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Sa përqind e qytetarëve e përkrahin korrigjimin e kufijve me Serbinë?

A e pranojnë formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë në këmbim të njohjes de facto nga Serbia?

Cila janë të dhënat senzacionale në këtë aspekt?

Sa përqind e qytetarëve shqiptarë dhe sa përqind e qytetarëve serbë të Kosovës e përkrahin vazhdimin e status-kuo-së?

Për cilën etni në Kosovë, Trepça është vijë e kuqe e patejkalueshme?

Cili është ‘zëri i popullit’ për Ujmanin/Gazivodën?

Po, për Zveçanin, Zubin Potokun dhe Leposaviçin, a ka hapësirë për kompromis duke u mbështetur në ‘zërin e popullit’?

Sa përqind e qytetarëve shprehën se a duhet Trepça dhe Ujmani të mbetën brenda Kosovës ?

Cili është ‘zëri i popullit’ për Luginën e Preshevës?

Sa përqind e qytetarëve të Kosovës me çdo kusht dhe çdo çmim e duan Luginën e Preshevës pjesë të Kosovës?

Sa përqind e qytetarëvë shqiptarë mendojnë se Lugina e Preshevës bën të mbetet akoma nën Serbi?

Sa përqind e qytetarëve shprehën se Kosova duhet të bashkohet me Shqipërinë ?

Çfarë është surprizuese në këtë aspekt, kah po zhvendoset lavjerrësi i ‘zërit i popullit’ të Kosovës rreth bashkimit eventual të Kosovës me Shqipërinë?

Cilat janë vijat e kuqe për shqiptarët dhe serbët në fazën finale të dialogut?

Këto janë vetëm disa nga pyetjet që kanë marrë përgjigjen precize nga ‘zëri i popullit’ të Kosovës.

Edhe presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të marrë pjesë në konferencën e organizuar nga Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit (RIDEA), me temën “Zëri i Popullit rreth Finales së Madhe ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.