Foto: Ilustrim

Prezantohen në Emër të një Portali, Përfundojnë në Arrest

Dy persona janë arrestuar dje nga Policia pasi janë kapur duke u prezantuar rrejshëm në emër të një portali.

Policia konfirmon se arrestimi ka ndodhur në sheshin Skënderbeu në Prishtinë, të premten rreth orës 21 ndërsa raportimi për këta të dyshuar ishte dhënë dy javë më parë.

Sipas policisë. Pasi janë zënë duke u prezantuar si persona zyrtarë të një portali, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit.