Ilustrim

Pretendimi për ryshfet për ndërtimin e hotelit në Brezovicë, Policia interviston biznismenin

Të premten, gjatë një seance parlamentare, deputeti Milaim Zeka tha se biznesmenit Sabri Novosella që ka në pronësi banjën “Nëna Naile” i është kërkuar ryshfet deri në 800 mijë euro për ndërtimin e një hoteli në Brezovicë.

Deklarimet e deputetit i kishte konfirmuar vetë Sabri Novosella ditën e premte për KALLXO.com.

Sot në mëngjes, Novosella është intervistuar nga hetuesit në polici për deklarimet e deputetit Zeka.

“Sot jam intervistuar nga Policia e Kosovës në ora 9:00 të mëngjesit, tani jam duke shkuar në Banjë”, ka thënë shkurt biznesmeni Novosella.

Ai ka thënë se i kishte plotësuar të gjitha kushtet për blerjen e tokave dhe ndërtimeve, por prapë i ishte kërkuar ryshfet në Ministrinë e Ambientit.

“Nuk është puna vetëm për Sabrinë, por është për krejt investitorët, unë jam nënshtetas i Suedisë. Të gjitha pronat që i kam ble në Brezovicë janë të gjitha si nënshtetas i Suedisë, i kam plotësuar gjithëherë kërkesat ndërsa këtej kërkohet ryshfet”, ka thënë ai.

Siç ka thënë ai, për intervistim është thirrë edhe deputeti Milaim Zeka.

“Është thirrë edhe Milaim Zeka dhe çka kam pasë i kam tregu atje”, tha tutje Novosella.

https://kallxo.com/milaim-zeka-ministria-e-ambientit-ka-kerkuar-ryshfet-nga-biznesmeni-qe-kerkonte-te-ndertonte-ne-brezovice/

www.kallxo.com