Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitareviç - Foto: Facebook

Presidentja e Kroacisë në Mesin e Politikaneve më të Fuqishme në Botë

Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviç, gjendet në vendin e 14-të femrave më të fuqishme në politikë, në listën e hartuar nga revista prestigjioze amerikane, Forbes.

Sa i përket listës së femrave më të fuqishme në botë, Grabar-Kitaroviç rreshtohet në vendin e 39-të.

Në që të dy listat kryeson kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, ndërsa pas saj rreshtohet kryeministrja e Britanisë, Theresa Mey.

Në vendin e tretë radhitet Melinda Gates, bashkëshortja e Bill Gates.

Forbes vendimin e vet për të rreshtuar Grabar Kitaroviçin në që të dy listat e arsyetoi me interpretimin se si presidentja më e re në historinë e Kroacisë, e njëkohësisht edhe si gruaja e parë në këtë funksion.

Grabar Kitaroviç në vazhdimësi ka forcuar pozitën e saj në skenën ndërkombëtare, duke bashkëpunuar me presidentin amerikan dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të ndërtuar uzinat për importin e gazit amerikan në ishullin Kërk, me të cilën uzinë do të zvogëlohej varësia e Europës nga gazi rus.

Ajo vitin e kaluar u takua edhe me presidentin e Iranit, Hasan Rohani, ndërsa së fundi shkoi për vizitë edhe në Moskë, ku u prit nga Presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin./21Media