Pamje pas sulmit në New York - Foto: Rtv21

Presidenti Thaçi shpreh ngushëllime për viktimat në Nju Jork

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka ngushëlluar familjarët dhe të afërmit e viktimave të sulmit që ndodhi në New York. Deri tash raportohet për gjashtë të vdekur, nga sulmi kur një kamion goditi këmbësorët.

“Në zemër dhe lutje kam viktimat e sontme të New York dhe të dashurit e tyre. “Kam shumë miq amerikanë dhe shqiptarë atje. Shpresoj të jenë mirë”, ka thënë presidenti Thaçi.

Sulmi ndodhi dutwn e djeshme kur një person sulmoi  çiklistë në një akt terrorizmi që shkaktoi tetë të vdekur dhe dhjetëra të plagosur në Manhattan”, deklaroi kryebashkiaku i Nju Jorkut, Bill de Blasio.

“Duke u bazuar në informacionet në dispozicion, ky është një akt terrorizmi”, theksoi kryebashkiaku demokrat, gjatë një konference për shtyp në vendin e aksidentit, në jugperëndim të Manhatanit, në prani të shefit të policisë njujorkeze dhe të guvernatorit të shtetit të Nju Jorkut.

Policia ka njoftuar se sulmuesi pasi ka kryer sulmin, ka lënë automjetin duke mbajtur në dorë një armë të rreme, përpara se të qëllohej nga policia dhe ta arrestonin. Guvernatori i Shtetit të Nju Jorkut, Andrew Cuomo dhe kryetari Bill de Blasio, u informuan për incidentin në vendngjarje. Po ashtu edhe presidenti Donald Trump është informuar për sulmin, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

“Mendimet dhe lutjet tona janë me të gjithë të prekurit”, tha zëdhënësja Sarah Huckabee Sanders. Nju Jorku, i cili është edhe qyteti i ekonomisë amerikane dhe krenaria e këtij vendi, që ka 8.5 milionë banorë, përjetoi sulmin më të tmerrshëm terrorist, kur u sulmua Qendra Botërore Tregtare, apo siç njiheshin Kullat Binjake.

Po ashtu ka pasur në vazhdimësi alarme për sulme terroriste, duke u arritur që të parandaloheshin disa sulme terroriste të planifikuara, Të ngjajshme ​Arrestohet një i dyshuar për sulm ndaj Ambasadës së SHBA-ve në Bengazi Sulm me bombë brenda xhamisë, 30 të vdekur Së paku 16 të vrarë nga një sulm SHBA sulmon sërish militantët Së paku 300 të vdekur në sulmin terrorist më të rëndë që nga 11 shtatori Somali: Të paktën 230 të vdekur në një sulme terroriste të planifikuara.