Foto: Facebook/HashimThaci

Presidenti Thaçi: Ushtria e Kosovës jetësim i sakrificës shekullore të popullit tonë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ditën e sotme kur pritet formimi i Ushtrisë së Kosovës e ka nisur më një fjali të vetme.

“Ushtria e Kosovës është jetësim i sakrificës shekullore të popullit tonë”, ka shkruar Presidenti Thaçi në profilin e tij në Facebook.

Thaçi fjalinë e ka ilustruar edhe me një fotografi ku shihen pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, me mbishkrimin “Ushtria e Kosovës”.

Kuvendi i Kosovës sot në orën 10:00 do t’i votojë tri ligjet për transformimin e FSK-së në Ushtri.