Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në konferencë për shtyp

Presidenti Thaçi sërish thërret konferencë për media

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thirrur për sot edhe një konferencë për media.

Në njoftimin e Zyrës për Informim nuk tregohet arsyeja e thirrjes së kësaj konference.

Vetëm në dy javët e fundit, presidenti Thaçi ka mbajtur disa konferenca për media, ku ka folur kryesisht për fazën e fundit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në këto konferenca Thaçi ka përsëritur qëndrimin se Kosova në asnjë rrethanë nuk do të pranojë ndarjen e Kosovës, megjithatë mbetet e hapur për korrigjimin e kufijve, duke mos përjashtuar mundësinë e bashkimit të Preshevës me Kosovën.