Presidenti Thaçi sërish fal të burgosur

Dy persona të cilët janë në vuajtje të dënimeve u janë falur dy vjet e gjysmë të burgut nga presidenti i vendit Hashim Thaçi.

Elez Islam Kadrijaj dhe Sami Mexhit Kajtazi janë dy të dënuarit të cilët kanë përfituar nga dekreti i presidentit Thaçi, i cili mban datën e 31 majit 2019.

Kadrijajt i cili është në vuajte të dënimit në burgun e  Prizrenit i janë falur dy vjet burgim.

Ndërsa Kajtazi i cili është në vuajtje ët dënimit në burgun e Smrekonicës, i janë falur gjashtë muaj.

“Personave të dënuar i falen dënimet si në vijim: Elez Islam Kadrijaj, i lindur në Prizren, më 07.05,1949, duke mbajtur dënimin ne Qendrën e Paraburgimit në Prizren, i falen dy (2) vite. Sami Mexhit Kajtazi, i lindur në Mitrovicë, më 20.01.1975, duke mbajtur dënimin në Qendrën Korrektuese në Smrekonicë, gjashtë (6 ( muaj. Ngarkohet Ministria e Drejtësisë të ndërmarre të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e këtij dekreti”, thuhet në dekretin e presidentit Hashim Taçi të datës 31 maj 2019, i cili ka hyrë ën fuqi në ditën e nënshkrimit.

KALLXO.com në muajin shkurt të këtij viti raportoi për faljen e gjashtë personave të dënuar nga ana e presidentit Hashim Thaçi.

https://kallxo.com/hashim-thaci-fale-6-te-denuar-ne-mesin-e-tyre-te-denuar-per-vrasje/

 

Në mesin e të falurve nga presidenti kishte edhe të dënuar për vrasje.

https://kallxo.com/presidenti-fali-te-denuar-per-vrasje-mashtrim-e-rrezikim-trafiku/

.