Hashim Thaçi, President i Kosovës. Foto: Kallxo.com

Presidenti Thaçi: Kosova duhet ta zyrtarizojë kufirin me Serbinë

I pyetur nga gazetarët lidhur me deklaratat e tij të dhëna gjatë qëndrimit në ShBA se ‘një korrigjim i lehtë i kufirit Kosovë – Serbi do ishte i pranueshëm’, presidenti Hashim Thaçi ka deklaruar se kufiri duhet të zyrtarizohen edhe me Serbinë, sikurse me Maqedoninë e Malin e Zi.

“Ne kemi bërë zyrtarizmin e kufirit mes Kosovës dhe Maqedonisë me një ekip profesional të Kosovës dhe të ndërkombëtarëve. Diçka e tillë ka ndodhur edhe me Malin e Zi, e diçka e tillë duhet të ndodhë edhe me Serbisë. Kufijtë e Kosovës me Serbinë janë edhe në veri edhe në jug”. Ka deklaruar ai.

Thaçi ka shtuar se Kosova do marrëveshje paqësore me Serbinë.

“Ne duam një marrëveshje paqësore me Serbinë dhe anëtarësim në OKB. 2019-ta është një mundësi e arritjes së paqes. Është lehtë të ndodhë një refuzim i tillë, por ka çmim”, ka thënë ai.

Thaçi ka shtuar se Kosova ka dalë fituese nga proceset e kaluara të dialogut.

“Unë mendoj që tani duhet parë raportet e Kosovës me BE dhe Brukselin e jo Beogradin. Kosova në kohën më të rëndë është ulur dhe ka dal fituese, pse mos të ulemi edhe tash. Një këshillë e respektuar nga partneret, nuk do t`i kushtoj asgjë Kosovës, por një refuzim i këshillës mund të ketë pasoja”, ka deklaruar presidenti Hashim Thaçi në konferencën e tij të mbajtur pas kthimit nga ShBA-të.

https://kallxo.com/thaci-ti-respektojme-keshillat-e-shba-se-per-pezullimin-e-takses-ndaj-serbise/

https://kallxo.com/thaci-nuk-do-te-lejoj-te-diskutohet-per-asociacion-me-kompetenca-ekzekutive/

 

.