Presidenti slloven, Borut Pahor pritet me nderime shtetërore në Prishtinë - Foto: KALLXO.com

Presidenti Slloven Arrin në Kosovë (FOTO)

Presidenti i Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor, është pritur me nderime shtetërore nga Garda Ceremoniale e Kosovës.

Presidenti slloven është pritur nga homologu i tij kosovar, Hashim Thaçi.

Pahor është në Kosovë për një vizitë shtetërore, e cila realizohet në prag të 10-vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Gazetarja e KALLXO.com sjell këto fotografi nga ceremonia e pritjes shtetërore të presidentit slloven, e cila u zhvillua në sheshin “Ibrahim Rugova” në kryeqytet.