Presidenti Shpërbën Kuvendin

“Shpërndahet legjislatura e pestë e kuvendit të Republikës së Kosovës. Dekreti hyn në fuqi ditën e nënshkrimit”, shkruhet në dekret.

Shpërndarja e Kuvendit është bërë duke u thirr në nenin 82, paragrafi 2 dhe nenin 84 paragrafi 4.

“Kuvendi mund të shpërndahet nga Presidenti i Republikës së Kosovës, pas votimit të suksesshëm të mosbesimit të qeverisë”, thuhet në nenin 82, pikën 2 të Kushtetutës së Kosovës.

Komentari i Kushtetutës i Enver Hasanit dhe Ivan Çukaloviç thotë se Presidenti mund të shpërndajë Kuvendin.

“Presidenti i Republikës së Kosovës, në pajtim me dispozitat e nenit 82 paragrafin 2, mund ta shpërndajë Kuvendin në këtë rast, gjegjësisht, nëse me shumicën e duhur të deputetëve, votohet mocioni për mosbesim ndaj qeverisë. Në atë rast, ai thërret zgjedhjet për Kuvendin e ri, brenda 45 ditëve nga dita e shpërndarjes së tij dhe thërret mbledhjen e parë të Kuvendit të sapozgjedhur”, thuhet tuje në komentarin e Kushtetutës.

Neni 82, pika 3 e Kushtetutës së Kosovës i jep kompetencë Presidentit të Kosovës që të “shpallë zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës dhe të thërrasë mbledhjen e parë te tij”.