Presidenti Hashim Thaçi në promovimin e librit kushtuar atij - Foto: Facebook

Presidenti Promovon në Londër Librin Kushtuar Atij

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë pjesë në promovimin e librit “New State, Modern Stateman”, i cili i kushtohet atij.

Pjesë e publikut kanë qenë akademikë, historianë, diplomatë, gazetarë e mysafirë të tjerë.

Sipas fotografive të publikuara nga presidenti, në mesin e të pranishmëve ishte edhe ish-Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, lordi George Robertson, komandanti i parë i KFOR-it, gjenerali Mike Jackson, e historiani Noel Malcolm.

Presidenti ka treguar se para të pranishmëve për librin diskutuan autorët Roger Boys dhe Suzy Jagger, ndërsa me një fjalë rasti të pranishmëve u është drejtuar edhe lordi George Robertson.

13 Mars 2018 - 19:25

Adelina Ahmeti 13/03/2018 - 19:25
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend