Presidenti Thaçi pranon letrat kredenciale nga ambasadori i ri jorezident i Emirateve të Bashkuara Arabe - Foto: Presidenca e Kosovës

Presidenti Pranon Letrat Kredenciale nga Ambasadori i EBA

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pranuar letrat kredenciale nga ambasadori i ri jorezident i Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA) për Republikën e Kosovës, Abdulasam Hareb Obaid Al Romaithi.

Kreu i shtetit e uroi ambasadorin e Emirateve për detyrën e re.

“Urime për postin e ri. Raportet tona janë të shkëlqyeshme. Falënderojmë angazhimin e pakursyer të Emirateve për njohjen dhe shtetndërtimin në Kosovë”, citohet të ketë thënë presidenti Thaçi sipas një njoftimi të Presidencës.

Presidenti Thaçi tha se Emiratet kanë bërë shumë edhe në shtimin e njohjeve për Kosovën, për çka do të jemi mirënjohës.

Ndërsa, ambasadori Abdulasam Hareb Obaid Al Romaithi, duke uruar presidentin Thaçi me rastin e 10 vjetorit të pavarësisë, tha se Emiratet e Bashkuara Arabe do të vazhdojnë mbështetjen për Republikën e Kosovës.

“Emiratet do të qëndrojnë përkrah popullit të Kosovës dhe do të vazhdojnë të mbështesin Kosovën në të gjitha fushat”, tha ambasadori.