Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, Foto: EPA/Malton Dibra

Presidenti Meta dekreton 4 ministra, në mesin e tyre një kosovare

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar ministrat e rinj të propozuar nga kryeministri Edi Rama.

Kështu, kreu i shtetit ka dekretuar 4 ministrat e rinj, ndërsa nuk ka ende një vendim për Gent Cakajn, i propozuar për ministër të Europës dhe Punët e Jashtme, përcjell oranews.

Sot janë dekretuar: Belinda Balluku, ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Anila Denaj, ministre e Financave dhe Ekonomisë, Besa Shahini, ministre e Arsimit, Sportit Dhe Rinisë, Elva Margariti, ministre e Kulturës.

Ndërkohë kreu i shtetit nuk ka dekretuar ende shkarkimin nga detyra të ministrit Ditmir Bushati.

Nga Kavaja sot Ilir Meta ka deklaruar se për rastin e Bushatit gjithçka do të varet nga përgjigjja që do të japin institucionet në lidhje me informacionin e kërkuar./21Media